Celebrities Gossip Showbiz

Bruna Biancardi zyrtarizon ndarjen nga Neymar: “Na bashkon vetëm vajza…”!

Së fundmi, partnerja e futbollistit Neymar, Bruna Biancardi është bërë nënë e vogëlushes Mavie. Ajo dhe Neymar kishin lajmëruar ardhjen në jetë të vajzës së tyre në rrjetet sociale por gjërat mes dyshes nuk shkuan mirë. Futbollisti, i përfshirë vazhdimisht në afera dhe flirtime me gra të tjera, u përpoq t’i qëndronte besnike modeles por pa sukses. Biancardi nuk i përballoi të gjitha këto “thika pas shpine” të Neymar dhe vendosi t’i jap fund lidhjes së tyre. Me anë të një mesazhi në Instagramin e saj, Bruna deklaroi:

Është një çështje e veçantë, por duke qenë se jam e lidhur me lajme, thashetheme dhe batuta përditë, dua t’ju bëj me dije se nuk kam asnjë lidhje me askënd. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja e lidhjes sonë. Shpresoj që të mos më lidhni më me lajmet e shpeshta. Faleminderit shumë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)

Rikujtojmë, se dyshja filluan të takoheshin në prill të vitit 2022. Neymar dhe Biancardi njoftuan shtatzëninë në prill me një postim special në Instagram. 31-vjeçari ka edhe një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas. Futbollisti e tradhtoi Bruna-n në Rio konkretisht ditën e Shën Valentinit dhe më pas 29-vjeçarja vendosi rregulla për tradhtinë e tij. Sipas informacioneve të konfirmuara nga kolumnisti Erlan Bastos, Neymar ishte i lirë të flirtonte dhe madje të bënte seks me femra të tjera, por për këtë kishte 3 kushte. “Ai duhet të jetë i matur, të përdorë prezervativ dhe të mos i puthë në buzë”-kishte shprehur Bruna.