Sport

Neymar rikthehet pas dëmtimit por shpërthen rrjeti me komente për mbipeshën e tij, ja se si duket ai…

Neymar prej disa kohësh ndodhej në periudhën e rikuperimit pas dëmtimit që pësoi me Kombëtaren e Brazilit në ndeshjen e vlefshme për kupën e Amerikës. Ylli i futbollit u bë baba për herë të dytë përpara disa muajsh, pasi ish-partnerja e tij, Bruna Biankardi, solli në jetë vajzën e tyre Maria dhe pak më vonë ata konfirmuan ndarjen.

Nga ana tjetër, futbollisti i famshëm brazilian, Neymar Junior është rikthyer në stërvitje për herë të parë pas atij dëmtimi të rëndë dhe fansat kanë vënë re se ai duket më i shëndoshë se kurrë më parë. 32-vjeçari brazilian pësoi dëmtimin më të rëndë të mundshëm për një futbollist, pasi katër muaj më parë grisi ligamentet e kryqëzuara të përparme të gjurit. Pas operimit, pasuan terapi të dhimbshme, të cilat futbollisti i njohur i ndante rregullisht në rrjetet sociale. Lotët ishin pjesë gjatë terapive të dhimbshme, por Neymar u rikthye, dhe dje bëri stërvitjen e parë me ekipin e Al-Hilal. Natyrisht, ai ka punuar veçmas nga pjesa tjetër e grupit dhe pa top. Ai është stërvitur dhe pak lehtë në palestër. Megjithatë, tifozët vunë re një peshë të dukshme të tepërt, e cila deri diku është e pritshme për dikë që ka qenë në procesin stërvitor gjatë gjithë jetës së tij, dhe më pas befas nuk mund të lëvizë për shkak të një dëmtimi.


Neymar u shfaq me një mbipeshë evidente dhe duket se nuk është dukur kurrë më i shëndoshë, por kjo nuk është shenjë alarmi pasi me stërvitjen e duhur dhe rritjen e ritmit, gjithçka do të kthehet shpejt në normalitet. Një foto nga ajo video ka tërhequr fansat pasi një kënd i fotografisë duket se tregon se sulmuesi është jashtë formës muajt e ardhshëm në fushë. Tifozët u futën shpejt në rrjetet sociale për të pyetur dhe tallur sulmuesin, me një që sugjeronte se ‘Neymar nuk duket në formë’ dhe një tjetër duke thënë se ‘pensionimi po thërret’.