Celebrities

“Cancel culture” nuk kursen as Justin Timberlake

Pas përvjetorit me Jessica Biel, ditë të vështira po vijnë për këngëtarin Justin Timberlake. Pas publikimit të dokumentarit të Britney Spears, “Framing Britney” fansat janë të mendimit se fajtori kryesor për vuajtjet e shkatërrimin e karrierës të saj, është pikërisht ai.

Edhe pse dokumentari tregon se çfarë ndodhi me Britney Spears pas krizës nervore në vitin 2007, fansat e saj u fokusuan vetëm tek raporti toksik me Justin Timberlake. Pas ndarjes së tyre, këngëtarja legjendare kaloi momente mjaft të vështira dhe tashmë të gjithë mendojnë se për këto duhet të mbajë përgjegjësi, Timberlake. Shumë fansa janë hedhur në “Twitter” duke thënë se Justin ka tradhëtuar disa herë Britney gjatë lidhjes së tyre më dhe më pas lançoi këngët “Cry Me a River” dhe “What Goes Around Comes Around” për ta bërë atë fajtore.

Madje, disa shkruajnë se Presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden dhe Kamala Harris duhet të marrin masa kundrejt Justin Timberlake pasi ai duhet të paguajë për krimet e tij.