Showbiz

Channing Tatum “detyrohet” të publikojë foton e tij nudo

Tashmë lidhja e tyre është bërë publike pas shumë spekulimesh nga fansat. Po flasim për çiftin e shumpërfolur aktorin e famshëm Channing Tatum dhe këngëtaren me famë botërore Jessie J.

Ata kishin vënë një bast (arsyen e të cilit nuk e kanë bërë publik) ku mesa duket Tatum ishte humbësi.Kjo vërehet nga publikimi i fotos së tij nudo në dush.

Përkah fotos ai shkruan: “Humba një lojë me Jessica Cornish. Humbësi,(pra unë), do të detyrohej të postonte një foto që personi tjetër do të zgjidhte.Nuk do të luaj kurrë më me të.”

Nuk kishte si të kalonte pa u komentuar një prej fotove më tërheqese të yllit të hollivudit.