Showbiz

Channing Tatum dhe Jenna Dewan janë zyrtarisht të ndarë

Prej kohësh ata kanë konfirmuar ndarjen e tyre ndërsa së fundmi janë të lumtur me partnerë të rinj.

Megjithatë, ditën e djeshme dokumentat ligjore të divorcit janë zyrtarizuar duke bërë që Channing Tatum dhe Jenna Dewan të jenë ligjërisht të ndarë.

Kujtojmë se aktori i “Like Mike” është në një lidhje me këngëtaren Jessie J ndërsa Jenna është në krah të Steve Kazee me të cilin është në pritje të një fëmije.

Martesa e Tatum dhe Dewan zgjati plot 9 vite. Ata gjithashtu kanë edhe një vajzë mbi të cilën ndajnë kujdestari të barabartë.