Celebrities Showbiz

Jessie J i jep fund romancës me partnerin e saj Max Pham Nguyen!

Jessie J bëri publike romancën e saj me partnerin, Max Pham Nguyen në muajin mars, vetëm disa muaj pasi u nda nga aktori Channing Tatum. Teksa u duk se dyshja ishin më të lumtur se kurrë duke shijuar romancën, këngëtarja zbuloi se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

33-vjeçarja pranoi se ata nuk kanë qenë së bashku për disa javë, kur u pyet nga fansat në Instagram, por këmbënguli se nuk kishte asgjë dramatike rreth gjithë kësaj. Duke iu përgjigjur pyetjes mbi statusin e saj të marrëdhënieve, ajo shpjegoi :

E hapur, e lumtur dhe duke dashuar veten time. Unë dhe Max kemi qenë vetëm miq për një farë kohe. Asgjë dramatike nuk ndodhi. Kështu që ju lutem mos reagoni shumë. Ai është një njeri i mahnitshëm. Ne të dy kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Thjesht nuk ishte një romancë e drejtë. Kështu që të dy vendosëm të jemi miq. E vetmja arsye pse flas për këtë është sepse bëhet e çuditshme dhe pak e vështirë kur njerëzit jetojnë në të kaluarën tënde. E urrej se sa shumë ndërhyjnë njerëzit në ndarjen tënde. Ne të dy jemi të lumtur, jetojmë dhe e duam jetën tonë.

Ndërkohë Jessie J duket se është gati të ndajë disa nga detajet e jetës së saj artistike por jo vetëm. Ndoshta edhe për lidhjen e saj të mëparshme me Channing Tatum. Këngëtarja e njohur dhe kompozitorja 33-vjeçare ndau në rrjetin televiziv “Capital FM” në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën se albumi i saj më i ri, i cili ende nuk ka një emër, do të niste me një këngë ndarjeje shumë personale. Edhe pse Jessie J nuk e përmend me emër, kënga mund të frymëzohet nga ish-partneri i saj Channing, me të cilin filloi të takohej në vitin 2018. Ajo u shpreh se:

Kënga e parë ka të bëjë me të qenit në një lidhje dhe dikush thjesht e ka refuzuar atë. E dini, kur kaloni një ndarje dhe dikush thotë “Ok, lamtumirë”. Një nga këngët e mia të preferuara ka të bëjë me këtë gjë.