Celebrities Gossip Showbiz

Christina Aguilera di si të ‘rrëmbejë’ vëmendjen e fansave! Ja ‘look-u’ që nuk zhgënjeu…

Christina Aguilera shkëlqeu me një kostum lëkure të ngushtë teksa doli me të fejuarin e saj Matthew Rutler të dielën mbrëma. Këngëtarja dukej e pabesueshme teksa shfaqi dekoltenë e saj në veshjen e kuqe të ndezur në Los Anxhelos.

Duke bashkuar krahët me Matthew, Christina u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo në veshjen e guximshme teksa po dilnin për të festuar. Me një model lulesh kuq e zi, njëra pjesë kishte një dekolte të zhytur përgjatë bustit. Christina shtoi një palë taka stiletto të përshtatshme dhe i koordinoi thonjtë e saj me manikuar në mënyrë perfekte me veshjen e saj.

Ajo i kishte flokët e saj të gjata bjonde në një stil të drejtë që i binin deri në bel dhe e lidhi pjesën e sipërme në një topuz të lartë me një aksesor të vetëm me lule të kuqe. Matthew zgjodhi një veshje tërësisht të zezë, ndërsa veshi një xhaketë bejsbolli me një bluzë të thjeshtë dhe xhinse të ngushta.

Çifti që janë bashkë që nga viti 2010 kanë një vajzë, Summer, ndërsa këngëtarja ka edhe një djalë Max, me ish-bashkëshortin e saj Jordan Bratman. Muajin e kaluar, Christina publikoi projektin e saj të dytë muzikor në gjuhën spanjolle, i cili vjen pothuajse 22 vjet pas të parit. Christina e ka quajtur publikimin me gjashtë këngë ‘kapitulli i parë’, pasi u ka dhënë fansave një shije të asaj që pritet.