Botë e Çuditshme Travel

Çifti aventurier nga Florida shesin shtëpinë mbi 1 milion dollarëshe për të vazhduar jetën në anije!

Çifti Norman dhe Helen D’Silva kanë arritur që të udhëtojnë me më shumë se 200 anije dhe duket se nuk kanë të ndalur. Dyshja që janë të martuar prej 40 vitesh po shesin shtëpinë e tyre në Florida, me qëllim që pjesën tjetër të jetës ta kalojnë në një prej anijeve që udhëton nëpër botë. Çifti aventurieri është në mesin e qindra personave që janë vënë pas blerjeve të apartamenteve në anijen luksoze MV Narrative.

Në vitin 2026 ata pritet të nisin rrugëtimin e tyre me anijen luksoze që njëherit do jetë edhe shtëpia e tyre e re. Ata sapo janë kthyer nga udhëtimi në Antarktidë, dhe gjatë një interviste dhënë për Daily Mail kanë folur në detaje për vendimin që pjesën tjetër të jetës ta kalojnë në det duke lundruar me anijen që do të jetë shtëpia e tyre.

Norman thotë se nuk ka asgjë që mund t’i ndalë t’i kalojnë vitet e arta me anijen që e kanë ëndërruar prej kohësh. “Nuk kemi kafshë apo fëmijë”,-tha Norman. Ata kanë vendosur që do të shesin shtëpinë në New Smyrna që kap vlerën e 1.7 milion dollarëve dhe me paratë e fituara do të blejnë apartamentin në anije. Çifti ka vizituar mbi 180 shtete, nga Zambia deri në Bangkok.

Rikujtojmë se një çift tjetër pensionistësh kanë prenotuar 51 kroçere radhazi, pasi sipas tyre jeta në det është më e lirë se shtëpia e të moshuarve. Marty dhe Jess Ansen filluan udhëtimin e tyre maratonë qershorin e kaluar. Në një vit e gjysmë ata i kanë kaluar ditët duke kërcyer, ngrënë, duke bërë miq të rinj dhe duke parë botën. Të tjerë që i bashkohen anijes për lundrime më të shkurtra kërkojnë të takojnë çiftin, historia e të cilëve ka frymëzuar njerëzit në vendin e tyre.