Celebrities Showbiz

Cilët ishin personazhet e njohur që qëndruan në krye të “Social Top 5” këtë javë?

Me plot kuptimin e fjalës mund të themi se kjo javë ka qenë shumë e ngarkuar për të gjithë! Në vendin tonë edhe pse fituesi i edicionit të parë të “Big Borther VIP” u shpall duket se ende nuk ka mbaruar gjithçka pasi vetë producentja Sara Hoxha ka bërë të ditur se do të ketë edhe tre puntata post Big Brother VIP, ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje. Mbrëmjen e së premtes u zhvillua dhe puntata e dytë e këtij post Big Brother VIP me shumë prej ish-banorëve të ftuar për të diskutuar për situata e ndryshme dhe rrugëtimin tyre në shtëpinë e famshme.

Edhe në botë duket që fokusi më i madh ka qenë tek zhvillimet më të fundit mes Kanye West, ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian. Gjithashtu edhe artistët nga bota e kinematografisë dhe e muzikës nuk kanë mbetur pas. Si rrjedhojë e këtyre veprimeve dhe e kësaj vëmendje ata arrijnë që në rrjetet e tyre sociale të shtojnë edhe ndjekës të shumtë. Dhe kjo gjë nuk ka si të shpëtojë sepse është pikërisht një nga rubrikat e preferuara të emisionit “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5” që ka nën vëzhgim të gjithë të famshmit.

Ne ju njohim me ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë:

5.Në vendin e pestë ndodhet këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, e cila këtë javë ka shtuar më shumë se 5 mijë ndjekës.

4. Fituesi i edicionit të parë të “Big Borther VIP”, Ilir Shaqiri këtë javë ka shtuar afërsisht 8 mijë ndjekës në rrjetin e tij social Instagram.

3. Mc Kresha këtë javë ka ndarë me fansat e tij edhe lajmin se është bërë baba përsëri. Ai ka shtuar më shumë se 16 mijë ndjekës këtë javë.

2. Në vendin e dytë ndodhet Beniada Jakic e cila arriti që të fitonte zemra e shumë shqiptarëve gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Bukuroshja këtë javë ka shtuar plot 22 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

1. Në vend të parë edhe për këtë javë ndodhet artisti Donald Veshaj, i cili ka shtuar më shumë se 23 mijë ndjekës gjatë këtyre shtatë ditëve.

Personazhet e huaj:

5. Francesco Totti këtë jave ka shtuar më shumë se 100 mijë ndjekës në rrjetin e tij social Instagram.

4. Në vend të katërt ndodhet reperi i cili ka arritur që të bëjë lëmsh rrjetin me deklaratat e tij, Kanye West ka shtuar 400 mijë ndjekës.

3. Këtë javë Kim Kardashian ka shtuar më shumë se 2 milion ndjekës në Instagram.

2. Në vendin e dytë ndodhet aktorja bukuroshe Zendaya, e cila këtë javë mesa duket ka shtuar plot 2 milion ndjekës.

1. Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet, këtë javë ai ka shtuar 7 milion ndjekës.