Celebrities Gossip Showbiz

Cili ishte veprimi i Princ William që ka mërzitur të birin, Princin George?!

Princ William dhe Kate Middleton ia dalin të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Mes shumë thashethemeve për anëtarët e familjes mbretërore, një tjetër është se ata janë prindër shumë të përkushtuar, të cilët shpenzojmë kohë reale dhe energji në rritjen e pasardhësve të tyre.

Duka i Kembrixhit, mbajti një gjarpër gjatë një vizite në Fermën Kidz gjatë turneut në Kampusin e Universitetit Ulster Magee, ndërsa çifti mbretëror vazhdon miniturneun e tyre në Irlandën e Veriut. Babai i tre fëmijëve tha se djali i tij i madh, Princi George, tetë vjeç, do të ishte veçanërisht i mërzitur nga lajmi se babai i tij kishte zvarranikun. William u dëgjua duke i thënë Kate se fëmijët e çiftit, përfshirë Princeshën Charlotte, gjashtë vjeçe dhe Princin Louis, tre vjeç, nuk do të besonin se ai mbante zvarranikun.

Vitin e kaluar, gjatë një video-lidhjeje, Kate la të kuptohej se fëmija më i madh i çiftit ishte një fans i gjarpërinjve. William u shpreh gjithashtu lidhur me George në një deklaratë të tij.

George do të jetë shumë i mërzitur. Fëmijët nuk do të besojnë se e bëra këtë.

Ai e admiroi teksa u rrotullua ngadalë rreth gishtërinjve të tij, ndërsa bisedonte me mbajtësin, i cili i tha se gjarpri ishte femër.

Unë nuk do t’ju pyes se si e dini se ajo është, ne do të flasim për këtë më vonë.

Ishte e qartë nga reagimi i prindërve të tyre se përvoja do të kishte qenë emocionuese për fëmijët më të mëdhenj të William dhe Kate, të cilët kanë pranuar se u pëlqenin merimangat dhe gjarpërinjtë.