Aktualitet

COVID-19, mjeku Andi Koraqi tregon shkaqet e rritjes së infektimeve në Shqipëri!

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Prof.Dr.Andi Koraqi nuk përjashton mundësinë e ekzistencës së mutacioneve të COVID-19/ës në vendin tonë, nisur nga rastet e raportuara në shtetet fqinje.

Në një lidhje për emisionin “Wake Up” në “Top Albania Radio”, shtimin e ndjeshëm të rasteve me koronavirus, Koraqi e lidh me festat e fundvitit dhe idenë e mbërritjes së vaksinës.

Vështirë të dimë nëse kemi mutacionin në Shqipëri. Shtete të ndryshme i çojnë në vende të tjera. Ne për shembull mund t’i dërgojmë në Berlin. Megjithatë, unë nuk e përjashtoj idenë se ekziston mutacioni në Shqipëri. Kur ka ardhur në Kosovë, Maqedoni të Veriut, kaq afër ndaj nuk e përjashtoj.

Ndër të tjera ai theksoi se rritja e numrit të rasteve duhet parë si një shqetësim duke qenë se mund të ezaurohen të kapacitetet spitalore dhe kjo është pikërisht ajo të cilës i trembemi. Shefi i mikrobiologjisë nuk la pa përmendur gjithashtu dhe efikasitetin e vaksinave, ku theksoi se në njohuritë e tij “AstraZeneca” është po aq efektive sa “Moderna” apo “Pfizer”.