Health & Beauty Lifestyle

Çrregullimi i gjumit që mund të ketë pasoja ligjore…

Sekssomnia është një çrregullim i gjumit, gjatë të cilit njerëzit kryejnë aktivitet seksual. Disa njerëz ngrihen në gjumë, disa flasin, por ka një çrregullim tjetër, që mund të shkaktojë siklet, probleme në marrëdhënie dhe ndonjëherë probleme ligjore. Sekssomnia karakterizohet nga sjellja seksuale gjatë gjumit. Dr.Carlos Schenck, tha se gjatë sekssomnisë njeriu është thellësisht në gjumë, por trupi është i aktivizuar. Këto çrregullime të natës ndodhin më shpesh në gjumë të thellë, të quajtur gjumi delta.

Shumica e njerëzve që pësojnë këtë çrregullim nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre derisa partneri ua thotë. Ata mund të masturbohen, të nxisin aktin seksual dhe disa njerëz pasi nxisin aktin seksual me partnerin gjatë gjumit, sapo vetëdijesohen, akuzojnë partnerin për sulm seksual.

Schenck shtoi gjithashtu se ky çrregullim mund të ketë pasoja ligjore nga sjellje seksuale veçanërisht nga të miturit dhe gjithashtu sjellje agresive gjatë gjumit. Ajo çfarë përbën vërtet shqetësim për këta pacientë, është se kanë amnezi totale. Ka ilaçe dhe terapi për të trajtuar çrregullimin. Megjithëse shkaku përfundimtar i sekssomnisë është i panjohur, apnea e gjumit besohet të jetë një shkas.

Ne marrim përfitime të panumërta nga një jetë seksuale e mirë dhe e rregullt dhe gjumi më i mirë është vetëm një prej tyre. Me kalimin e viteve, studime të ndryshme kanë treguar rëndësinë e seksit për shëndetin tonë fizik dhe mendor, si dhe vlerën e një gjumi të qetë. E vërteta është se ato shkojnë dorë për dore: sa më shumë seks të bëjmë, aq më lehtësisht do të biem në gjumë dhe më shumë gjumë rrit dëshirën tonë seksuale.

Këto të dyja janë thellësisht të ndërlidhura. Jeta jonë seksuale ka një ndikim të rëndësishëm në zakonet tona të gjumit, por zakonet tona të gjumit mund të ndihmojnë ose të dëmtojnë jetën tonë seksuale. Nëse nuk jeni duke fjetur mirë për shkak të stresit ose mungesës së kushteve të duhura të pushimit, do të jeni të lodhur, inatosur dhe nervoz dhe dëshira juaj seksuale do të bjerë shumë. Nëse partneri juaj ka apnea të gjumit ose lëviz shumë në shtrat dhe ju mban zgjuar, dëshira juaj seksuale do të dëmtohet rëndë.