Showbiz

Dafina pjesë e klipit më të ri të French Montana

“Famous” quhet projekti më i ri muzikor i French Montana i publikuar vetëm pak orë më parë i cili është xhiruar në Afrikë.

Mes tekstit dhe ritmit të bukur muzikor ajo çfarë na ka tërhequr vëmendjen është shfaqja e Dafina Zeqirit rreth fundit të klipit.

Këngëtarja shqiptare luan rolin e partneres së tij i cili gjatë gjithë këngës shpreson që vajza e zemrës të mos bëhet e famshme sepse dëshiron ta ketë gjithmonë pranë vetes.

Kjo vajzë misterioze e cila shfaqet vetëm në fund të klipit ishte Duffy’e por që fatkeqësisht për këngëtarin në jetën reale ajo është shumë ‘famous’.

Duket se Dafina me shfaqjen e saj në këtë projekt muzikor ka dashur t’i kthejë nderin këngëtarit të madh pasi ky i fundit ishte pjesmarrës në klipin “Four Season”.