Showbiz

Daniel Craig dhe Rachel Weisz bëhen prindër të një vajze

Çifti i aktorëve kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë që është vajzë. Lajmin e bukur e kanë konfirmuar miqtë e tyre për “E News”.

Fillimisht ata bënë të ditur se po presin një tjetër engjëll në muajin prill dhe së fundmi kur po afronte lindja e saj,  Daniel dhe Rachel kanë shprehur emocionet e tyre në të gjitha intervistat ku janë shfaqur.

Ende nuk është mësuar emri i vogëlushes apo sesa peshon por nëna dhe fëmija janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.