Celebrities Film & Tv

Darka për 100 ditët “ndez” debat mes banorëve/ Kush prej tyre kërkoi protagonizëm?

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Darka ku të pranishëm në shtëpinë e BBVip ishin edhe Ledion Liço dhe dy opinionistët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari ka ngjallur debate mes banorëve, teksa disa prej tyre akuzuan Romeon se kërkonte protagonizëm. Sipas Gracianos, Rozës dhe Françeskës, Romeo ishte ai që ndërhynte duke kërkuar protagonizëm me bisedat.

Graciano: Më shumë kuriozitet kishin sepse doni të pyesnin se si dukeshin se sa të diskutonin me ju, të bisedonin, kishin një sens protegonizmi të një fëmije.

Françeska: Unë të njëjtën gjë pashë dhe me këngën nga Romeo.

Romeo: Unë e pashë dhe me Orin këtë gjë që donin protagonizëm. Jetmiri është i dëshpëruar për vëmendje ndaj bën luftë me produksionin sespe nuk bën dot me ne, Gracianos i ngeli refren nuk më injoroni dot, aty ishte dhe Ori dhe Arbri dhe Ledioni more, shijoje.

Roza: Nuk di se kush nga ju, madje pati një reagim mimike një psherëtimë ndaj Romeos.