Celebrities Gossip Showbiz

Aktori Mark Wahlberg zbulon regjimin e veçantë që mban për të pasur një fizik perfekt!

Aktori i njohur Mark Wahlberg përpiqet të qëndrojë në top formë për të marrë rolet sa më të mira në filmat aksion. Mark bën sakrifica të jashtëzakonshme për t’u dukur sa më i ri. Aktori ka deklaruar se çdo mëngjes zgjohet rreth orës 3:30, fillimisht lutet, pastaj nis me ushtrimet, u përgjigjet emaileve dhe vetëm më pas ha mëngjes. Së fundmi 52-vjeçari ka filluar të praktikojë autofagjinë, ndaj mundohet të hajë sa më pak. Ai ka deklaruar se:

Nuk ushtrohem aq fort sa dikur, tani kam rezultate më të mira duke praktikuar autofagjinë. Tani zgjohem çdo ditë rreth orës 3:30, pastaj marr pak kohë për t’u lutur, marr vitaminat, bëj stërvitje dhe më pas shkoj në punë. Marr dy vakte në ditë; një rreth mesditës dhe tjetri deri në orën 18.00. Në ditët kur kam stërvitje, përpiqem të ha më shumë. Por pesë ditë në javë mbaj një periudhë agjërimi 18 orëshe. Unë shkoj në shtrat gjithmonë rreth orës 19:30. Jam i vendosur të fle nga 7 deri në 8 orë. Familja ime nuk ka një ritëm të tillë, por është mësuar me rutinën time.

Wahlberg nuk është aq i tërhequr pas manisë më të fundit të humbjes së peshës në Hollywood. Duke folur për Page Six, ai ndau mendimet e tij për të famshmit dhe të tjerët që merrnin ilaçin e diabetit Ozempic për të rënë në peshë. Wahlberg, rutina rigoroze e fitnesit të të cilit mund të jetë një nga më të frikshmet në biznes, tha për median se ai preferon “mënyrën e mirë të modës së vjetër” për të qëndruar në formë.

Mark është i martuar me gruan e tij Ria që nga viti 2009 dhe kanë katër fëmijë. Përveç aktrimit, Mark zotëron edhe një zinxhir veshjesh, disa palestra dhe një ekskluzivitet restorantesh. Aktori është një biznesmen jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili pranon se suksesin ia ka borxh punës këmbëngulëse dhe rutinës që nuk e ka ndryshuar prej vitesh.