Celebrities Showbiz

David dhe Victoria Beckham dëshmojnë se janë çifti perfekt për njëri-tjetrin!

Çifti superstar, David dhe Victoria Beckham sigurisht që bënë një paraqitje shumë të bukur dhe u shfaqën shumë të dashuruar më njëri-tjetrin. Ndërkohë, 16-vjeçari i tyre vërtetoi dhe tregoi aftësitë e tij mbresëlënëse para një turme të madhe spektatorësh. Pavarësisht se bënë çmos për t’u përzier me turmën në vendet e tyre të rastësishme, shikuesit thuhet se mbetën të mahnitur.

Blending in: David and Victoria Beckham watched their son Cruz represent his school in a football match on Sunday in Staffordshire

Ish -këngëtarja e Spice Girl, e cila ka së bashku me David tre fëmijë Brooklyn, Romeo dhe Harper u sigurua që ata të qëndronin larg shiut, ndërsa mbanin një çadër të madhe të zezë mbi kokë. Ata ishin mbledhur të gjithë për të parë ndeshjen e futbollit të djalit të tyre, Cruz .

Cruz Beckham dhe e dashura e tij Bliss Chapman e kanë bërë publike romancën e tyre duke ecur me duar të kapura gjatë Festivalit të Leximit. Djali 16-vjeçar dukej shumë i dashuruar teksa gjendej pranë të dashurës së tij 15-vjeçare ditën e dielë në festival. Cruz dhe Bliss dukeshin gati të kërcenin një ditë më parë, në eventin i cili përmbante performanca nga Stormy dhe Mabel. Gjithashtu, dyshja dukej gati për motin e lagësht, teksa Cruz mbante veshur një xhaketë të stilit të viteve ’90 dhe pantallona ‘oversize’, ndërsa Bliss mbante një bluzë të trashë të stiluar nga Justin Bieber, dhe e shoqëronte me një fund të shkurtër me lule.

Kujtojmë gjithashtu se edhe djali tjetër, Romeo duket se do të ndjekë hapat e babait të tij pasi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale të futbollit. 19-vjeçari i është bashkuar skuadrës amerikane Fort Lauderdale, e cila operon si ekip rezervë në ekskluzivitetin e Beckham në Inter Miami.

Fort Lauderdale luan në USL League One, e cila është pjesë e nivelit të tretë të piramidës së futbollit në Amerikë, dhe aktualisht janë të tretët në tabelë. Romeo e njoftoi lajmin me një postim në Instagram që e shoqëronte me një shkrim gjithashtu.

Ndiqni ëndrrat tuaja!