Celebrities Film & Tv Live From Tirana Showbiz

Debatet e shumta gjatë “Dancing With The Stars”, Arnita Beqiraj: “E bëjnë për të qenë 5 minuta më shumë në transmetim live…”

Të ftuar në studion e “Live From Tirana” kanë qenë Arnita Beqiraj dhe partneri i saj në skenë, Eni Balla. Ata janë një nga çiftet më simpatikë në “Dancing With The Stars” këtë edicion të dytë dhe konsiderohen gjithashtu edhe si ndër më të fortët. Arnita dhe Eni na kanë folur më shumë mbi eksperiencën e tyre deri tani dhe mendimin që kanë për secilin nga konkurrentët e tjerë…

Gjatë mbrëmjeve live të spektaklit kemi parë mjaft debate mes konkurrentëve me njëri-tjetrin, apo edhe me jurinë. Por Arnita dhe Eni kanë zgjedhur që të jenë më të qetë dhe larg debateve apo konflikteve. Lidhur me këtë, Arnita shpjegon:

Në garën mes skuadrave, ishim të përgatitur edhe për humbjen. Unë nuk e besoja se do të humbnim, por gjithsesi ishim të përgatitur. Unë mendoj se programet janë krijuar për të argëtuar të tjerët. Njerëzit argëtohen kur edhe ata që po e bëjnë atë program argëtohen. Nuk kam qejf që pasi kam parë një kërcim shumë të bukur, të dëgjoj pastaj 2 orë sherr. Në momentin që njerëzit fillojnë e merren shumë me debate, harrohet ajo që ata kanë sjellë në skenë.

Po Arnita pse nuk vendos të bëjë të tilla diskutime?

Unë nuk i futem një beteje të humbur. Unë nuk do të qaj mbi qumështin e derdhur. Nëse qëllimi është për të qëndruar 5 minuta më shumë në transmetim live, ky është një tjetër diskutim. Disa zgjedhin ta bëjnë këtë me sherr, disa me ekzibicionizma, dikush mund të thotë se është sëmurë. Këto janë zgjedhje që njerëzit sajojnë për të qëndruar më gjatë.

Unë jam njeri që i them gjërat në mënyrën time. Kam thënë gjëra që për mua janë të forta, por dhe të vërteta për standardet e mia. Unë nuk jam person që nuk i jap zë të drejtës sime, është krejt e kundërta. Unë e rithem që profesionistët i dallojnë limitet. E dinë se ku fillon puna e vet dhe ku mbaron ajo.

Ndërkohë, Arnita dhe Eni kanë dhënë mendimin e tyre mbi konkurrentët e tjerë në “Dancing With The Stars”:

Enxhi është teknike dhe e përkushtuar. Eni Shehu është i adhurueshëm në skenë dhe partner shumë i mirë. E shoh si finalist. Me Julianën nuk kemi patur shumë kontakt, sepse nuk na përputhen oraret e provave. Ka një energji vështrirësisht të menaxhueshme. Atalanta ësjtë ai joni pozitiv që vjen me energjinë e vet shumë pozitive. Irgeni është një dashuri, shumë i përkushtuar dhe i talentuar. Sardi po ashtu ka një potencial të jashtëzakonshëm, ka marrë kohën e vet që të zbulohet dhe është akoma në 50% e tij. Visi është ‘daja’ i të gjithëve ne. (qeshin). Ina është e artikuluar, e fortë në debate, përkushtohet shumë. Fifi është një artiste e jashtëzakonshme.

Me kë e shihni veten në finale?

Me Atalantën dhe Xhixhin…