Bota

Debati Trump-Biden u pa nga 63 milionë amerikanë

Nga rreth 63 milionë amerikanë u ndoq debati i dytë dhe i fundit Trump-Biden, para zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit. Shifrën e dha kompania e sondazheve “Nielsen”.

Dueli i dy netëve më parë ishte më i qetë krahasuar me përballjen e parë, që u shënua si më e keqja në historinë e debateve për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Donald Trump, i cili synon mandatin e dytë dhe rivali demokrat, Joe Biden zbuluan politikat konkurruese, me kryefjalë pandeminë koronavirus. Debati u zhvillua vetëm 11 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe filloi me çështjen kryesore, atë të pandemisë së koronavirusit.