Aktualitet

Dëborë në veri e juglindje, ARRSH: Qarkullim pa probleme në akset kombëtare!

Në veri e juglindje, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon se gjatë natës pati reshje dëbore me intensitet mesatar në akset rrugore Tamarë-Vermosh, Qafë Thore-Bogë e Korçë-Dardhë.

Sipas ARRSH-së, grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

ARRSH-ja ka edhe një apel:

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore!

 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si pasojë e ndikimit të një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe vlera të ulëta të presionit atmosferik.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe interval të herëpashershme me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e në periudha afatshkurtra e lokalisht deri mesatare. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fryn me shpejtësi 8-12 m/s, shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/13
Re shi diell

Kukës
5/11
Re shi diell

Lezhë
9/13
Re shi diell

Dibër
3/10
Re shi diell

Durrës
8/13
Re shi diell

Tiranë
8/13
Re shi diell

Elbasan
7/13
Re shi diell

Berat
6/15
Re shi diell

Vlorë
7/15
Re shi diell

Korçë
3/10
Re shi diell

Gjirokastër
5/11
Re shi diell

Sarandë
8/15
Re shi diell