Aktualitet

Punime në Unazën Lindore të Tiranës/Kujdes devijimin e trafikut!

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH njofton se duke filluar nga kjo e mërkurë, pra sot, për shkak të punimeve në rrugën që lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e ku ndodhet terminali i autobusëve të jugut do të ketë devijim të trafikut.

Qëllimi i punimeve është realizimi i rampës lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës. Në njoftimin e ARRSH-së thuhet:

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të rampës lidhëse, rruga që vjen nga Sauku për në nyjen TEG (rruga që kalon te Mai Tai Resort) mbyllet, duke shërbyer vetëm për bizneset e zonës. Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim.