Aktualitet

Deklarata e ambasadës: SHBA, thellësisht e shqetësuar për kërcënimet ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit!

Ambasada amerikane ka reaguar pas kërcënimit të prokurores së SPAK Doloreza Musabelliut, duke theksuar se SHBA-të janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që punojnë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt.

“Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre”- shkruan ambasada.

Këtë të dielë, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje prokuroren e SPAK, Doloresa Musabelliu, menjëherë mbasi i penduari Artan Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eleminimin e saj apo të një të afërmi.