Bota

Dënohet me vdekje biznesmeni që helmoi themeluesin e rrjetit teknologjik në Kinë!

Një ish-drejtues ekzekutiv i rrjetit gjigant të produksionit e lojrave online Yoozoo Games, është dënuar sot me vdekje në Kinë për helmimin në vitin 2020 të themeluesit të kompanisë së teknologjisë, e cila ka bashkëpunuar me produksione amerikane si ‘Game of Thrones’ apo seriale të Netflix.

Ish-drejtori Xu Yao kishte helmuar ushqimin e kreut të kompanisë Lin Qi në dhjetor 2020 pas një debati për mënyrën e menaxhimi të biznesit, u tha në gjykatën e Shanghai. 39 vjeçari Lin kishte vdekur 10 ditë më vonë dhe police arrestoi Xu pas disa ditë hetimesh.

Katër njerëz të tjerë ishin përfshirë në helmim por mbijetuan, pasi Xu kishte helmuar pijet e tyre në shtator deri në dhjetor 2020 përsëri për debate të ngjashme, u tha në deklaratën e gjykatës. Kompania Yoozoo zotëron të drejtat e serialit më të njohur fantastik në Kinë “Problemi i Tre Trupave,” ndërsa Xu drejtonte një degë të kompanisë që menaxhonte biznese të lidhura me të, sipas mediave kineze.

Në shtator 2020, kompania i dha të drejtën Netflix të realizonte një përshtatje të trilogjisë kineze, sipas raportimeve vendase. Yoozoo, ka krijuar gjithashtu lojën interaksive “Game of Thrones: Winter Is Coming,” bazuar në serialin e njohur.