Bota

Dënuan sulmin e Teheranit ndaj Izraelit, Irani thërret ambasadorët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë: Qëndrimi juaj i papërgjegjshëm!

Ministria e Jashtme e Iranit ka thirrur ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë për të vënë në dyshim atë që e quajti si “qëndrim të papërgjegjshëm” të tyre në lidhje me sulmet hakmarrëse të Teheranit ndaj Izraelit, njoftoi agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve Laburiste.

Izraeli, me ndihmën e aleatëve kryesorë perëndimorë, përfshirë Britaninë e Madhe, pretendoi se kishte kapur 99% të lëshimeve gjatë sulmit masiv iranian të shtunën.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë qenë ndër vendet perëndimore që kanë dënuar sulmin me dron dhe raketë ndaj Izraelit dhe kanë bërë thirrje për përmbajtje.

Presidenti i SHBA-së Xho Biden bën thirrje për qetësi duke theksuar se s’do mbështesim një kundërsulm. Udhëheqësit e G7 do të takohen sot për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit “të pacipë të Iranit”, tha Biden.

“Ne nuk kërkojmë konflikt me Iranin, por nuk do të hezitojmë të veprojmë për të mbrojtur forcat tona dhe për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit’ deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Ndërkohë Teherani ka paralajmëruar se përgjigjja do të jetë e fortë nëse Izraeli kundërpërgjigjet. Ka paralajmëruar dhe SHBA. Sardar Bagheri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, tha se Irani i dërgoi një mesazh SHBA-së përmes ambasadës zvicerane duke paralajmëruar Uashingtonin nëse bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme atëherë bazat amerikane “nuk do të kenë asnjë siguri”.

Edhe Izraeli ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet.

Kjo është hera e parë që Teherani e sulmon drejtpërdrejt Izraelin.

Ministri i Jashtëm Iranian Hossein Amir-Abdollahian tha se Irani i kishte informuar vendet fqinje 72 orë para sulmit ndaj Izraelit.

Në një konferencë për shtyp e cila u mbajt ditën e sotme në Teheran, Amir-Abdollahian tha se Irani i kishte thënë vendeve se operacioni do të ishte “vendimtar” në formën e “mbrojtjes legjitime”.

“Shtojmë se ne e konsiderojmë sigurinë e fqinjëve tanë dhe rajonit si sigurinë e Republikës Islame të Iranit,” tha ai.

Ndërsa nuk specifikoi se cilat vende ishin informuar. Nga ana tjetër as shtetet fqinje akoma nuk kanë reaguar publikisht se janë informuar për këtë ngjarje.