Celebrities Gossip Showbiz

Detaj që me siguri ju ka shpëtuar, James Blunt rrëfen se ka qenë oficer i NATO-s në luftën e Kosovës!

Këngëtari i njohur James Blunt në të kaluarën e tij ka qenë edhe ushtarak që në fund të viteve ’90 ka luftuar në Kosovë. Artisti anglez ka shpërndarë një video në Instagram ku njofton fansat që nuk e dinë angazhimin e tij në luftën në Kosovë. “A ju kam thënë ndonjëherë se përpara se të isha një yll i popit, kam qenë në ushtri?”,-shkruan Blunt në mbishkrimin e videos. Në qershor të vitit 1999, Blunt, asokohe kapiten i ushtrisë angleze, ishte i pari oficer që hyri në Prishtinë në krye të një reparti zbulimi, që do të përgatiste hyrjen e kontingjentit të NATO-s.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by James Blunt (@jamesblunt)

Sikurse ka treguar disa herë, në atë rast Blunt nuk iu bind një urdhri të gjeneralit Wesley Clark për të asgjësuar një kontingjent prej 200 ushtarësh rusë që bllokonin një pistë avionësh. Kanë kaluar më shumë se 18 vjet që kur hiti ikonik i James Blunt, “You’re Beautiful”, u publikua për herë të parë në top lista dhe ka mbetur konstante në dasma dhe fejesa. Më parë, James nuk ka treguar kurrë nëse kënga ka të bëjë me dikë në veçanti, deri në paraqitjen e “Loose Women” të ITV, ku ai me shaka pranoi se hiti ka të bëjë me dikë shumë të veçantë.

Në 18 vjet nuk kam treguar kurrë se për kë është kjo këngë, por tani që po publikoj hitet e mia më të mëdha, ndjej se është koha t’ia tregoj botës. Janet, urime ditëlindjen. Kjo këngë është dhe ka qenë gjithmonë për ty.