Sport

Dilema e kryeqytetit, parakalim nderi i Realit në stadiumin e Atletico Madridit? Ja çfarë thotë Ancelotti…

Era ka ndryshuar drejtim në Spanjë dhe ajo po fryn nga Madridi. Nga viti 2008 deri në vitin 2019, Barcelona ishte zot në “El Clasico”. Faza më e shkëlqyer në historinë e klubit katalanas u pasqyrua në rezultatet ndaj Realit, i cili mundi të fitonte vetëm 10 nga 39 ndeshje. Por duke filluar nga viti 2020, skuadra e bardhë ka gjetur formulën të ndryshojë rolet duke u kthyer nga e ndjekëse në e ndjekur. I tillë ka qenë revolucioni për Realin e Madridit që mund të mburret se ka arritur serinë më të mirë të rezultateve (fitoreve) kundër Barcelonës në pothuajse 60 vjet. Carlo Ancelotti është padyshim një figurë e rëndësishme në këto suksese të klubit madrilen.

Reali i Madridit do të përballet sërish me Atletikon, një javë pas gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës. Këtë herë përballja vlen për 1/8 e finaleve në Kupën e Mbretit. Rivali është i njëjti, por të rrethanat e tjera do të jenë krejt ndryshe. Nuk do të luhet në një fushë neutrale si në Arabi, që më shumë ngjante si Madrid. Do të luhet në fushën e Atleticos, në “Metropolitano”. Dhe Reali e Ancelotti e dinë fare mirë se i pret një ambient aspak miqësor. Por për Ancelottin nuk ndryshon gjë, Reali i tij do të kërkojë një vend në çerekfinale.

Ekipin e shoh mjaft mirë. Në shtëpinë e Atleticos do të jetë shumë e vështirë. Nuk do të jetë si në Arabi, pasi në fushën e tyre janë tjetër gjë. Unë respektoj vendimet e secilit klub. Nëse Atletico do të na rezervojë një parakalim nderi, shumë mirë. Nëse nuk e bën përsëri shumë mirë.