Showbiz

Diplo apo Kim Kardashian?!

Dj i famshëm amerikan Diplo është i njohur për sensin e tij të humorit me të cilin herë pas herë na bën për të qeshur me postimet online.

Së fundmi ai ka vendosur të tallet me fushatën e koleksionit më të ri të Knaye West “Yeezy Season 6” duke kopjuar Kim Kardashian.

Për të reklamuar linjën e re të tij Kanye u ka kërkuar miqve të kopjojnë veshjen e Kim Kardashian dhe t’i postojnë fotot në rrjetet sociale. Në këtë gjë është përfshirë Paris Hilton binjaket Clermont, Chinq Pink dhe së fundmi Diplo.

Ai është argëtuar por edhe tallur duke vendosur një paruke të ngjashme me atë të Kim ndërkohë që ka pozuar ‘topless’ për t’u shndërruar në një nga klonët e saj.