Showbiz

Dj Snake publikon klipin e shumëpritur të “Taki Taki”

Që nga dita e parë e publikimit në versionin e saj audio, projekti më i ri muzikor i Dj Snake, “Taki Taki” u rendit në vend të dytë të chartit amerikan dhe atë latin.

Mbrëmjen e kaluar në “MTV American Music Awards” ai pati premierën e klipit që përfshin Cardi B, Selena Gomez dhe Ozuna.

Të gjithë ishin shumë të emocionuar të shihnin Gomez në një klip seksi dhe provokues ndryshe nga se është paraqitur kohët e fundit. Edhe pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ajo arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve në klipin e “Taki Taki”.

4-shja shihen duke kërcyer nën ritmet latine të kësaj kënge, duke qëndruar pranë një vullkani ndërkohë që secili performon pjesën e tij/saj.