Showbiz

Djalë apo vajzë?! As vetë Emina nuk e di!

Modelja e famshme shqiptare e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara tashmë është në javët e fundit të pritjes së saj të ëmbël.

Emina ka një vajzë e cila quhet Ella Faria dhe vogëlushja duket se po rritet shumë shpejt dhe është gati të bëhet me një motër ose me një vëlla.

Ajo gjithmonë pyetet në rrjetet sociale se cila është gjinia e fëmijës së saj të dytë madje disa ngulmojnë që Emina duhet ta zbulojë patjetër por ka një arsye të fortë përse kjo gjë nuk po ndodh.

Emina Cunmulaj pak orë më parë ka treguar se aryseja përse asnjëherë nuk flet për gjininë e fëmijës është sepse as ajo vetë nuk e di. Modelja është shprehur se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur të mos e mësojnë gjininë e bebeit derisa të afrohet data e lindjes.

E gjithë shtatzënia bëhet shumë më e vështirë në këtë mënyrë megjithëse në të njejtën kohë është shumë emocionuese.