Celebrities Gossip Showbiz

Emina Çunmulaj ka një kërkesë të veçantë në lidhje me fëmijët dhe origjinën e saj!

Edhe pse e lindur në Amerikë, Emina Çunmulaj dëshiron patjetër që fëmijët e saj të jenë të lidhur fort me gjuhën shqipe. Modelja shqiptare ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilit kërkon një mësuese të gjuhës shqipe. Në postimin e bërë mbrëmjen e kaluar, Emina shkruan: “Kam nevojë për një mësuese të gjuhës shqipe për fëmijë”.

Të gjendur në situatën kur shumë shqiptarë po largohen nga Shqipëria, postimi i modeles me famë botërore, sigurisht që ngroh zemrat e të gjithëve, duke vijuar të ruajë traditat shqiptare.

Emina në fakt shpesh herë ndan me ndjekësit e saj momente familjare ku shihet teksa gatuan ushqime tradicionale shqiptare. Madje në një intervistë të dhënë kohë më parë, Emina tregoi që bashkëshorti e pëlqen shumë vendlindjen e saj.