Music Showbiz

Do të bëhet baba së shpejti? Maluma ka një përgjigje!

Para pak ditësh këngëtari i njohur latin, Maluma postoi në Instagram një foto, në të cilën shihej barku i rrumbullakosur i një vajze ku dhe në të cilin ishte shkruar: “#7DJ”. Këngëtari i famshëm nuk dha asnjë shpjegim, duke i lënë të gjithë fansat të mendonin se ai do të bëhej baba së shpejti.

Madje disa e uruan Maluma-n duke menduar se ai do të bëhej baba për herë të parë. Por ditën e djeshme, Maluma festoi 27-vjetorin e lindjes dhe ka zbuluar se ai do të publikojë së shpejti një album të ri. Albumi i ri mban titullin “7 Ditë në Xhamajakë”, prandaj tek barku i vajzës shkruhej “#7DJ”.

U qetësuat tani?

Albumi i tij përmban 7 këngë dhe 7 video, që janë publikuar në kanalin e Maluma-s në Youtube. Kujtojmë se në gusht 2020 ai publikoi albumin “Papi Juancho” që rezultoi mjaft i suksesshëm.