Celebrities Gossip

Do të bëhet teze për herë të parë nga Marina, reagon Luana Vjollca!

Pas kaq shumë thashethemeve dhe lajmeve më në fund vetë Marina e konfirmoi shtatzëninë e saj ditën e djeshme me anë të disa serive fotografish ku shfaqej me një veshje të tejdukshme ku dukej qartazi barku i saj i rrumbullakosur.

Menjëherë sapo prezantuesja bukuroshe e konfirmoi këtë, shumë miq të ngushtë të saj duke përfshirë dhe personazhe të njohur e uruan publikisht moderatoren.

E teksa të gjithë mund të jeni duke pyetur veten, po teze Luana si reagoi? Nuk kishte si të mungonte dhe një postim për foshnjën e re që po vjen në jetë. Me anë të një Instastory ku ka ripostuar fotografitë e Marinës (fotot me të cilat konfirmoi shtatzëninë) Luana tregoi se është shumë e emocionuar dhe po e pret me padurim.

Mezi pres ta takoj

Ndërkohë, ditën e djeshme në serinë e fotografive që Marina publikoi, ajo që emocionoi të gjithë ishte fotografia me partnerin e saj, reperin Ghetto Geasy teksa shfaqej duke përqafuar prezantuesen tek barku.