Celebrities Gossip Showbiz

“Do të kërceni në vuajtje…”, çfarë po na paralajmëron Kida?

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Ka pak kohë që Kida ka lajmëruar për një projekt të ri muzikor dhe vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar një video të saj, ku në sfond dëgjohet pak nga kënga e saj. Ky projekt i ri titullohet “Leje” ama ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen është shkrimi i bukuroshes:

Do të kërceni në vuajtje në të njëjtën kohë

Kida dhe Dafina kanë publikuar projektin e ri muzikor, i cili titullohet “Ai me mu so”, bashkëpunimi i dytë pas ‘Luje belin’. Vetëm brenda dy muajve dueti numëron afro 10 milion klikime në platformën YouTube duke u konsideruar kështu një sukses i vërtetë. Epo nuk mund të ndodhte ndryshe mes dy artisteve si Dafi dhe Kida.