Celebrities Gossip Showbiz

“Do ti zhgarravis të dy…”, Luizi ‘betohet’ për Amos dhe Dean!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Situata e krijuar në shtëpi, ka shtyrë Luizin të mendojë se Kiara mund të dalë në nominim këtë javë. Luizi nga ana tjetër, bëri disa aludime, që sipas tij, në nominim mund të dalin ai, Kiara, Efi dhe Armaldo ose, ai, Kiara dhe Olta. Gjithashtu ata folën edhe për dyshen Amos-Dea, të cilët nuk shkuan në dasmën e tyre. Luizi u shpreh se do i “zhgarravisi” të dy dhe u shpreh se edhe Amos dhe Dea do të dalin njëri pas tjetrit nga shtëpia.

Luizi: ata do ikin rresht, njëri të martën, tjetri të shtunën… do t’i ‘zhgarravis’ të dy…

Pas martesës së improvizuar në shtëpi, ku Luizi dhe Kiara shkëmbyen puthjen e parë, dyshja ka biseduar edhe për bashkëjetesën, kur ata të dalin nga shtëpia e Big Brother Vip. Luizi e pyeti Kiarën se ku do dëshironte ajo të jetonin, pas daljes nga Big Brother. Kiara u shpreh se ajo do të donte që të mos lëvizte nga rruga “Myslym Shyri” dhe Luizi i tha që nuk është problem për të, mjafton të qëndrojnë bashkë.