Celebrities Gossip Showbiz

Do t’ju duhet të prisni shumë pak për të dëgjuar albumin më të ri nga Arilena Ara!

Arilena Ara për një periudhë të gjatë nuk ishte shumë aktive me prodhime të reja muzikore, megjithatë para pak kohësh me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja bukuroshe lajmëroi se do të rikthehet. Jo vetëm me një këngë, por këngëtarja e hitit “Nëntori” është duke sjellë për dëgjuesit e muzikës së saj një album.

Ky album për Arilenën është shumë i veçantë, pasi këngëtarja ka shprehur se përfaqëson një pjesë të saj. Deri më tani është lançuar kënga e saj solo “Aligator”, bashkëpunimi me Dafinën “Thirre policinë” dhe “Ke me mungu” që u publikua vetëm para tre javësh. Duket se për këtë album vlen shprehja “fillimi i mbarë, gjysma e punës”, pasi të dy projektet e saj numërojnë miliona klikime.

E duket se Arilena ka vendosur të na bëjë një surprizë, pasi vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instagram, teksa ka shpërndarë cover-in e albumit të saj, ajo tregoi se “Pop Art” do të publikohet nesër, ndaj për ju që mezi po e prisnit nuk do t’ju duhet të duroni edhe shumë.

Ngrini volumin dhe bëhuni gati të kërceni me ALBUMIN “POP ART”, gjejeni pak, do të publikohet NESËR!!! Jam shumë e emocionuar! 

Rikujtojmë se, para pak ditësh Arilena zgjodhi të provokojë pak imagjinatën e ndjekësve të saj, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim këngëtaren, me një postim të bërë së fundmi ku ka ekspozuar paksa të pasmet teksa shfaqet me rroba banjo.