Celebrities Gossip Showbiz

“Doja të bëja diçka shumë të veçantë për ditëlindje, pastaj u kujtova se ti tashmë më ke mua”, urimi i Enit për Gencin na i bëri sytë zemra!

Tanimë, jemi mësuar me çiftet tona të konsoliduara të showbiz-it që e shprehin pa ngurrim dashurinë e tyre në rrjete sociale në mënyrën më romantike të mundshme. Ditën e sotme ka festuar ditëlindjen këngëtari dhe producenti Genc Prelvukaj dhe urimi më i veçantë publik nuk kishte si të mos ishte nga partnerja e tij, Eni Koçi.

Me një fotografi ku çifti është në pishinia, këngëtarja bukuroshe ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram fjalët më romantike për partnerin e saj, duke mos harruar ‘t’i kujtojë se ka më të mirën në krah’.

Gëzuar ditëlindjen dashuri! Për burrin tim të mrekullueshëm, i cili më surprizon gjithmonë. Ti je shoku im më i mirë dhe dashuria ime e përjetshme! Të dua me gjithë zemër. Ps: Doja të bëja diçka shumë të veçantë për ditëlindjen tënde, pastaj u kujtova se ti tashmë më ke mua.

Së fundmi, Eni ka paralajmëruar se më në fund ka arritur të përfundojë studimet e larta dhe tanimë mund të presim prej saj këngë të reja pas një shkëputje goxha të gjatë. Të njëjtën gjë nuk mund të themi për Gencin, i cili është mjaft aktiv me projekte të reja muzikore. Me datë 14 të këtij muaji, ai lançoi këngën e tij më të re “Stay” në bashkëpunim me Shaolin Gang dhe Albash Eagle.