Celebrities Showbiz

“Doja të thoja që më ka marrë malli shumë…”/ Graciano “telefonon” Argjirën!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Ditën e djeshme, përmes ‘telefonit të erës’ banorët kanë zbuluar të pathënat e tyre ndaj njerëzve që nuk patën mundësi t’u thonë diçka. Gjatë një “telefonate” me Argjirën, Graciano u shpreh:

Alo, beba. Doja të thoja që më ka marrë malli shumë. Nuk do qaj as nuk do bëj edhe pse shpirti po më digjet për ty. Para se të futesha këtu, nuk folëm ashtu siç ne flasim gjithmonë sepse nuk ta kam thënë përpara por po ta them tani që këtë muajin e fundit jam treguar paksa egoist, kam vënë veten përpara teje dhe kam patur një presion të jashtëzakoshëm përsa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë. Dua të të them më fal që nuk isha korrekt. Më fal që isha shumë i ftohtë në çdo lloj gjëje ama ti e di shumë shumë mirë që unë të dua pafund, të kam zemër.