Showbiz

Drake ndërpret koncertin për t’i bërë një surprizë Rihanna-s

Rihanna ka festuar ditën e djeshme 29-vjetorin e lindjes dhe duket se Drake nuk e ka harruar ditëlindjen e saj.

Reperi kanadez i ka uruar ditëlindjen Rihanna-s teksa i ka dedikuar performancën e “Work” ish të dashurës së tij, në një koncert në Dublin.

Në një video të postuar nga një fans, Drake shihet teksa i thotë publikut: “Eshtë ditëlindja e dikujt sot, për të cilën kam shumë dashuri dhe respekt. Kështu që në vend t’i këndojmë këngën e ditëlindjes, do e përshëndesim me këtë këngë”, ka thënë Drake para se kënga “Work” të startonte.