Celebrities Gossip Showbiz

Dua Lipa bën ndryshimin e papritur në pamjen e saj, kthehet në bionde!

Dua Lipa po ndryshon vazhdimisht flokët dhe po pëlqehet shumë nga fansat. Së pari, ajo i bëri blu për të luajtur Barbie. Tani, ajo ka një ‘look ‘bionde të artë për filmin ‘Argyle’, i cili do të shfaqet në shkurt.

Çfarëdo që të bëjë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, tërheq gjithmonë vëmendje.

Nuk dihet nëse këtë herë, Dua ka vendosur të lyejë me të vërtetë flokët apo ka zgjedhur të vendosë një paruke. Për këtë, duhet të presim deri në shkurt për ta zbuluar.

Rikujtojmë se, thrilleri i ardhshëm “Argylle” me regji të Matthew Vaughn dhe me protagonist së bashku me Henry Cavill, yllin e popit Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj të madh në film. Planet e filmit u zbuluan për herë të parë në korrik 2021, ku The Hollywood Reporter njoftoi se këngëtarja do të krijonte muzikë origjinale për këngën dhe partiturën e Argylle. Një trailer i papritur i filmit u publikua ku shfaqet Dua bionde, duke kërcyer ngadalë me Cavill.