Showbiz

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kapen mat

Ditët e fundit Dua Lipa gjendet në Kaliforni ku duket se po kalon shumë kohë pranë miqve të saj amerikanë.

Vetëm 3 javë pas ndarjes me Isaac Carew përflitet se 23-vjeçarja është në një lidhje të re me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Anwar.

Dyshja janë kapur mat duke festuar ditëlindjen e modelit dhe tashmë thashethemet duket sikur morën jetë.

Kjo nuk është hera e parë që ata janë fotografuar së bashku pasi muajt e fundit pretendohet se kanë një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin.