Showbiz

Dua Lipa dhe Anwar Hadid konfirmojnë lidhjen

Vetëm 3 javë pas ndarjes nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew, Dua Lipa nisi të përflitej për një marrëdhënie të re me vëllain e Bella e Gigi Hadid.

Ajo u fotografua në festën e ditëlindjes së modelit madje disa ishin të sigurt se i panë duke u puthur. Këtë herë aludimet kanë qëlluar në shenjë pasi dyshja vendosi të mos fshihej më.

Dua dhe Anwar janë fotografuar ditën e kaluar duke u puthur dhe përqafuar në publik. Mesa duket ata kanë vendosur të shfaqen hapur duke konfirmuar lidhjen e tyre.