Showbiz

Dua Lipa e ftuara speciale e festivalit “Sanremo”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa do të performojë për herë të parë në një skenë italiane.

Ajo do të jetë e ftuara speciale e “Sanremo 2020” ku një ndër 12 prezantuesit e mbrëmjes do të jetë edhe Alketa Vejsiu siç e bëmë të ditur pak më parë.

23-vjeçarja do të këndojë hitin e saj të padiskutueshëm “Don’t Start Now” që është pjesë e albumit të saj të dytë “Future Nostalgia”.

“Don’t Start Now” po korr një sukses të jashtëzakonshëm dhe ky hit sapo ka arritur mbi 100.000 shikime në YouTube. Një tjetër emër i njohur i muzikës ndërkombëtare do të performojë në festivalian italian dhe ai është Lewis Capaldi.

Këngëtari britanik do të performojë këngën e tij “Someone You Loved” që është renditur i pari për javë të tëra në klasifikime të ndryshme të muzikës moderne.