Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Duhet të zbërthehet deri në fund…”/Katër banorët finalistë të BBV3 sipas Ilnisa Agollit!

Ilnisa Agolli, një prej banoreve më të përfolura të Big Brother VIP 3, e cila la shtëpinë mbrëmjen e djeshme pasi u eleminua në televotimin përballë Eglës dhe Meritonit, ka qenë e ftuar sot në “Fan Club” me moderatoren Enxhi Nasufi ku ka dhënë përgjigjie mbi shumë pikëpyetje.

Duke u shprehur se mendonte se ende nuk ishte momenti i duhur që të dilte nga shtëpia, Ilnisa tha se është e lumtur që Meritoni është ende në shtëpi. Dhe sa i takon deklaratës së bërë nga moderatori ku thoshte se do të dilte nga shtëpia nëse eleminohej Ilnisa, gazetarja u shpreh se nuk do e lejonte një gjë të tillë. Ajo ka zbuluar emrat e 4 banorëve të cilët ajo i sheh si finalistë.

Pavarësisht përplasjeve që pati me Eglën, Ilnisa tha se e sheh edhe atë në finale dhe se është kurioze të shohë sesi do të sillet në vijim.

Enxhi Nasufi: Kë sheh në finale

Ilnisa: Po tani sa janë, 6 janë apo 5? Po Meritonin pa dyshim, po hajt meqë është qaraman po fusim edhe Romeon. Kë kemi tjetër? Majdanozin e grirë, Eglën. Ajo duhet të zbërthehet deri në fund në gjënë e saj dhe jam vetë kurioze sesi do reagojë. Po themi edhe Julin.