Celebrities Gossip Showbiz

Duket se Dafina Zeqiri nuk i kursen dedikimet për Dj Geek edhe pas ndarjes!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Ditët e fundit aludohet se çifti Dafina dhe Dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Edhe pse ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Dafi ka fshirë çdo foto me të. Jo vetëm kaq por dyshimet i ka ngritur dhe një postim në Instastory ku shkruhej se ndihej ‘Bosh’. Më pas këngëtarja publikoi këngën e saj të re, e cila titullohet “Harroj” e më këtë edhe pse ende ata nuk kanë reaguar për këto thashetheme, ndjekësit janë të bindur se ata janë ndarë.

Ditën e sotme Dafina ka postuar një video në Tik Tok, ku ndjekësit mendojnë se është dedikim për Dj Geek për shkak të këngës në sfond dhe nuk është hera e parë që këngëtarja ka postuar të tilla video këto ditë.

Ky njeri ty të do…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Dafina dhe Dj Geek kanë pasur edhe një ndarje të tyre para pak vitesh, ku Dafi i kushtoi disa këngë dhe më pas ata u ribashkuan e para pak ditësh këngëtarja ka postuar një video duke kënduar një prej atyre këngëve, “Merri krejt” e duket se në një farë mënyre Dafi po e pohon këtë ndarje ama shpresojmë që të mos jetë përfundimtare.