Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Dafina Zeqiri sapo pohoi ndarjen nga Dj Geek?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Ditët e fundit aludohet se çifti Dafina dhe Dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Edhe pse ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Dafi ka fshirë çdo foto me të. Jo vetëm kaq por dyshimet i ka ngritur dhe një postim në Instastory ku shkruhej se ndihej ‘Bosh’. Më pas këngëtarja publikoi këngën e saj të re, e cila titullohet “Harroj” e më këtë edhe pse ende ata nuk kanë reaguar për këto thashetheme, ndjekësit janë të bindur se ata janë ndarë.

Dafina dhe Dj Geek kanë pasur edhe një ndarje të tyre para pak vitesh, ku Dafi i kushtoi disa këngë dhe më pas ata u ribashkuan e ditën e sotme këngëtarja ka postuar një video duke kënduar një prej atyre këngëve, “Merri krejt” e duket se në një farë mënyre Dafi po e pohon këtë ndarje ama shpresojmë që të mos jetë përfundimtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)