Celebrities Gossip Showbiz

“E dëgjova njëherë dhe s’reagova, por…”, Ermiona shpërthen në lot!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pas mbërritjes së Zarfit të Zi në shtëpinë e Big Brother Vip 2, debatet kanë shpërthyer mes banorëve dhe Ermiona është shprehur mjaft e prekur dhe e ofenduar nga banorët për mënyrën se si ajo komunikon me të tjerët.

Ermiona: Jo moj po kemi dhe gjërat tona personale. Pse gjithçka na lidhet me atë gjë. I don’t know.  Kalojmë në ekstrem dhe lëndohemi, me fjalë të rënda, që kam dhe një fëmijë që më shikon. Nuk më vjen mirë fare , se s’ma ka thënë kurrë në jetë dhe më trondisin, se kam fëmijën vetëm atje në Itali. Nuk ka prindër të tjerë, s’ka njerëz të tjerë që ta kuptojnë, siç e kupton mami i vet. Dhe e dëgjova njerë edhe nuk reagova, por ta dëgjoj prapë?

 

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP.  Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron Vëllai i Madh. E kështu banorët kanë nisur nga aludimet se çfarë mund të përmbaj dhe për cilin apo cilët nga banorët është.