Showbiz

E mbani mend “Twilight”?! Anna Kendrick tregon përse xhirimet e filmit thuajse e futën në depresion

Në një intervistë të dhënë për “Vanity Fair”, aktorja hollivudiane Anna Kendrick ka treguar detaje të ndryshme nga xhirimet e filmave të saj.

Ajo ka kujtuar edhe të shumëpërfolurin “Tëilight”, të publikuar në vitin 2008 duke e cilësuar si nga një më të vështirët.

“Ndihesha sikur më kishin rrëmbyer dhe po më mbanin peng. Kushtet e motit ishin shumë të vështira dhe nuk mund të lëviznim nga Oregoni. Gati rashë në depresion” -tha ajo.

“Twilight” është filmi i tretë në karrierën e Anna Kendrick i cili i dha një shtysë të madhe në rrugëtimin e saj në Hollywood.