Showbiz

Blake Lively dhe Anna Kendrick në mbështetje të feminizmit gjatë premierës së “A Simple Favor”

Ky është një ndër filmat që ka protagonsite dy femra, sa qesharake aq edhe misterioze të cilat janë bërë bashkë për realizmin e “A Simple Favor”.

Blake Lively dhe Anna Kendrick ishin mahnistëse gjatë premierës së filmit të tyre në Londër ku zbuluan detaje rreth kësaj eksperience.

“A Simple Favor” ka në qendër të vëmendjes dy vajza të cilat pasi zbërthejnë sekretet e tyre më të errëta bëhen pjesë e një krimi. Gjatë një interviste, Blake Lively rrëfeu se është shumë e lumtur që një realizim me ngjarje të vërtetë sjell në rolet kryesore dy femra dhe shpreson që në të ardhmen të ketë edhe më shumë realizime të tilla.

Për të është shumë e rëndësishme që femrat të kenë vëmendjen dhe hapësirën e tyre në industri pasi siç e shikoni nga “A Simple Favor” ato mund të bëjnë gjëra të mëdha. Sa i përket Anna Kendrcik ajo u shpreh shumë e lumtur që krahas një pune të mirë tashmë ka edhe një shoqe të re pasi edhe në film çdo gjë nis nga një miqësi e re.