Botë e Çuditshme Tech Travel

E mundur falë inteligjencës artificiale, helikopterët mund të fluturojnë pa pilot!

R550X është një helikopter revolucionar, i cili mund të fluturojë në mënyrë autonome, pa ndërhyrje njerëzore, vetëm me anë të sensorëve të avancuar dhe Inteligjencës Artificiale. Prodhohet nga Rotor Technologies dhe është i pari i këtij lloji i projektuar për përdorim civil dhe jo ushtarak.

Mund të kryejë një sërë funksionesh si spërkatja e të korrave, shpërndarja e ngarkesave, shuarja e zjarreve, inspektimi dhe eksplorimi. Megjithatë, nuk është i projektuar të transportojë njerëz. Përkundrazi, është helikopter i kategorisë eksperimentale pa ekuipazh.

Gjithashtu, mund të operojë në kushte të ndryshme moti, ditën dhe natën. Sipas kompanisë, këto sisteme e bëjnë helikopterin më të qëndrueshëm dhe më të lehtë për t’u operuar, duke reduktuar për 70% vdekjet nga aksidentet me helikopterë. R550X funksionon duke përdorur një kombinim të komponentëve të harduerit dhe softuerit, ku përfshihen motori, sistemi i karburantit, sistemi i kontrollit të fluturimit, navigimi, dhe sistemi i komunikimit.

Rikujtojmë, se Ehang me bazë në Kinë është bërë kompania e parë në botë që ka marrë certifikatën për taksitë e saj ajrore plotësisht autonome, që transportojnë pasagjerë. Taksitë ajrore EH216-S të Ehang janë plotësisht elektrike dhe mund të transportojnë deri në dy pasagjerë ose rreth 250 kilogramë ngarkesë. Ata fuqizohen nga 16 rotorë elektrikë dhe mund të fluturojnë me shpejtësi deri në 130 km/h. Taksitë ajrore kontrollohen nga një qendër komandimi dhe kontrolli e centralizuar që monitoron statusin e fluturimit, rrugët dhe kushtet e motit.