Celebrities Showbiz

E pa edhe vetë Volodymyr Zelensky/ Madonna poston një video dhe reagon ashpër ndaj Presidentit rus Putin!

Së fundmi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka filluar ta ndjekë në rrjetin e tij social Instagram këngëtaren Madonna pasi ajo publikoi një video-montazh në mbështetje të Ukrainës. Ikona e muzikës postoi në rrjetet sociale këtë video të premten e 25 shkurtit, për të shprehur mbështetjen e saj për vendin në mes të pushtimit në rrezik nga shteti i Rusisë.

Madonna dënoi “pushtimin e pakuptimtë dhe të nxitur nga lakmia” e Rusisë, duke shtuar se:

Putini ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Ne të mbështesim President Zelensky! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj.

Videoja e publikuar nga Madonna, shfaqte pamje të Ukrainës dhe Putinit së bashku me video të saj duke kërcyer dhe kënduar në këngën e saj të vitit 2006 “Sorry”. Teksti i këngës shfaqet në ekran, duke përfshirë fjalët “Lies (gënjeshtra)” dhe “I can’t to it (Unë s’mund ta bëj këtë”).

Epo që pas postimit të kësaj videoje në rrjetin social Intagram vetë Presidenti Zelensky ka filluar ta ndjekë që atëherë artisten Madonna. Të tjerë, megjithatë e kritikuan fituesen e çmimit “Grammy” për videon e saj, duke e quajtur atë “narcisiste”. Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Liashko, ka thënë se 198 ukrainas, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus.

Liashko shtoi se sipas të dhënave të operacionit janë plagosur 1115 persona, mes tyre 33 fëmijë. Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se plani i pushtimit të Rusisë “nuk është afër realizimit” mes rezistencës së ashpër nga populli ukrainas.